Pse është më e rëndësishme të lani këto 3 pjesë të trupit sesa të bëni dush
Për disa, dushi i mëngjesit është një mënyrë e mirë për të nisur ditën, e ndërsa të tjerë zgjedhin mbrëmjen për t`u larë si një formë më relaksuese. Nga ana tjetër, shkenca nuk bie dakord me asnjërën prej praktikave. Dermatologët në fakt rekomandojnë herë më të reduktuar larjesh dhe fokusin tek 3 pjesë kryesore të trupit.
Pse larja e shpeshtë nuk është ide e mirë?
Duke u larë shpesh më shumë e dëmtoni lëkurën sesa e ruani. Ka shumë shanse ta thani atë, aq më tepër nëse përdorni solucione apo sapunë të ashpër. Dushet e përditshme janë të dëmshme pasi kështu eleminoni dhe bakteret që janë të nevojshme për lëkurën tuaj. Përveç lëkurës, dushi i shpeshtë bën keq edhe për flokët. Mund t'jua ashpërsojë dhe ndryshojë ngjyrën nëse i keni të lyer. Banjot 2-3 herë në javë janë më shumë se të mjaftueshme.
1. Prioritet duhet të jetë zona e sqetullave
Duke larë trupin me sapun nga koka tek këmbët siç e thamë mund të shkaktojë probleme me lëkurën. Nga ana tjetër është e rëndësishme të ruani higjenën, prandaj dushi me 3-hapa është metoda më funksionale që mund të praktikoni. Në vend të dushit të përditshëm, me rëndësi të madhe është të lani rregullisht zonën e krahëve dhe sqetullave.
2. Kushtojini vëmendje pjesës së brendshme të kofshëve
Njësoj si sqetullat edhe kjo zonë është e prirur të djerësitet dhe të krijojë qime të brendshme. Për të shmangur çfarëdo lloj infeksioni duhet ta lani këtë zonë private rregullisht.
3. Këmbët
Larja e këmbëve është një tjetër proces shumë i rëndësishëm sipas dermatologëve. Të gjithë papastërtitë dhe bakteret mblidhen tek çorapet, këpucët dhe rrjedhimisht këmbët./anabel/























