Juve tenton t’ia ‘vjedh’ Interit Perisiçin
BKT
Sport

Juve tenton t’ia ‘vjedh’ Interit Perisiçin

Mesfushori kroat Ivan Perisiç është një nga lojtarët më në formë tek Interi. Reprezentuesi kroat tashmë është duke u monitoruar nga rivali i internistëve, Juventusi, shkruan RTKLive.com.

Sipas medieve italiane, trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri është gati të hedhet në sulm për reprezentuesin kroat.

Perisiç në fund të sezonit mund të transferohet tek juventinët duke përfituar nga largimi i mundshëm i Dybala-s dhe Bernardeschi.

Krerët e Juvës raportohet së janë duke u përgatitur të nisin negociatat me mesfushorin kroat.

Perisiç po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por duket se e ardhmja e tij përsëri do të jetë në Itali.

Torino mund të jetë ‘shtëpia’ e radhës e kroatit, i cili më parë ka bërë karrierë edhe në Gjermani tek Bayern Munich. /RTKLive/