Llapi në çerekfinale, eliminon Ferizajn
BKT
Sport

Llapi në çerekfinale, eliminon Ferizajn

FC Llapi është skuadra e radhës që kalon në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan RTKLive.com.

Skuadra e Tahir Batatinës, është tregu ekip më i mirë së Ferizaj i Arbnor Morinës, duke fituar ndeshjen me rezultat 0-2, sfidë kjo që sapo përfundoi.

Alban Shillova nga penalltia dhe Kastriot Selmani realizuan nga një gol për fitoren e llapjanëve.

Më këtë fitore, Llapi i bashkohet Ballkanit, Dritës, Prishtinës, Gjilanit, Ramiz Sadikut, Onixit dhe Ulpianës që janë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. /RTKLive/