16:05 / 07.02.2022
Sule ‘harron’ Bayerni për Dortmundin
Niklas Sule duket së ka vendosur të largohet nga Bayern Munich, raportojnë mediet gjermane, përcjell RTKLive.com.
Mbrojtësi gjerman në fund të këtij sezoni, thuhet së do të ndahet me ‘bavarezët’, por jo edhe nga Bundesliga gjermane.
Sule raportohet së do të transferohet tek rivali i përjetshëm i Bayernit, Borussia Dortmund.
Gjermani do të kaloj tek ‘milionerët’ si lojtar i lirë pasi që në fund të këtij sezoni Sule mbyll kontratën me Bayern Munich, dhe siç mësohet, lojtari nuk dëshiron të rinovojë më kampionët në fuqi të Gjermanisë. /RTKLive/























