Nuk ka më dyshime, Hamilton do të garojë në sezonin e ardhshëm
BKT
Sport

Nuk ka më dyshime, Hamilton do të garojë në sezonin e ardhshëm

Tashmë nuk ka më dyshime për të ardhmen e Lewis Hamilton. Ai do të jetë në Formula 1 të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Për pilotin anglez u përfol kohë më parë se ishte shumë i zhgënjyer nga ajo që ndodhi kampionatin e kaluar dhe për rrjedhojë nuk do të garonte më në Formula 1. Megjithatë, ka qenë vetë ai që ka hedhur poshtë gjithçka nëpërmjet një postimi në mediat sociale.

Hamilton ka postuar një foto ku shkruante, “Isha larguar, por tani u riktheva sërish”, duke lënë kështu të kuptohet se shtatë herë kampioni i botës është gati për sezonin që vjen.