Ambasadori Kiçmari vizitoi Universitetin e Tokios për Studime të Huaja
BKT
Lajme

Ambasadori Kiçmari vizitoi Universitetin e Tokios për Studime të Huaja

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tokio ka vizituar Universitetin e Tokios për Studime të Huaja.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tokio, Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, ka vizituar Universitetin e Tokios për Studime të Huaja, ku takoi Presidenten Yoshiko Hayashi.

Në takim gjithashtu mori pjesë edhe zëvendës presidenti z. Jun Matsukuma ndërsa Ambasadori Kiçmari ishte i shoqëruar nga diplomati z. Arbër Mehmeti.

Ambasadori Kiçmari shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të ndihmuar që të fillojnë bashkëpunime konkrete në arsimin e lartë në mes të universiteteve kosovare dhe atyre japoneze. Inicimi i bashkëpunimit direkt në mes të Universitetit të Tokios për Studime të Huaja dhe universiteteve partnere të tij në Kosovë ishte tema kyçe e këtij takimi.

Gjithashtu Ambasadori Kiçmari foli edhe për mundësinë e shtimit të gjuhës shqipe si lëndë të re në universitetin përkatës, kjo do mund të realizohej edhe përmes shkëmbimeve të profesorëve dhe studentëve ndërmjet institucioneve arsimore.

Presidentja e universitetit znj. Hayashi mirëpriti idetë dhe interesimin e Ambasadorit Kiçmari, ajo u shpreh shumë e interesuar dhe entuziaste për të punuar së bashku me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio në mënyrë që të realizohen këto projekte.


MË SHUME NGA Lajme