09:06 / 08.02.2022
Cavani largohet nga Unitedi, preferon rikthimin në Amerikë
Edinson Cavani është i vendosur për tu larguar nga Manchester United gjatë verës, raporton “AS”, përcjell RTKLive.com.
Kontrata e 34-vjeçarit skadon në qershor dhe ai është i vendosur për tu larguar nga ‘Old Traffordi’.
Cavani gjatë muajit janar, ka qenë i lidhur më transferimin tek Barcelona, por që në fund nuk u arrit marrëveshja.
Megjithatë, Cavani nuk do të rinovojë kontratën me Unitedin, dhe duket së lojtari preferon rikthimin në Amerikën e Jugut, ku kërkohet nga Corinthians, River Plate dhe Boca Juniors. /RTKLive/























