City pas Alvarez, ja mësynë dyshes së Boca Juniors
BKT
Sport

City pas Alvarez, ja mësynë dyshes së Boca Juniors

Manchester City raportohet se po vazhdon të punojë për tregun e verës, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.com.

‘Qytetarët’ javën e kaluar arritën marrëveshje me sulmuesin e River Plate, Julian Alvarezm por City sërish është hedhur në sulm në futbollin argjentinas.

Skuadra angleze tashmë po shikon dyshen e Boca Juniors, Exequiel Zeballos dhe Valentín Barco.

Sipas ekspertit të transferimeve Ekrem Konurm dyshja Boca Juniors është në ‘radarin’ e Cityt.

Zeballos ka shënuar një gol dhe një asist në 17 ndeshje këtë sezon, derisa Barco ka arritur të luajë tre ndeshje për të rriturit.

Zeballos ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa Barco është i lidhur me Boca Juniors deri në vitin 2023. /RTKLive/