Klubi i madh i Premier League-s në negociata me Dembele-n
BKT
Sport

Klubi i madh i Premier League-s në negociata me Dembele-n

Manchester United raportohet së është në bisedime me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan RTKLive.com.

Anësori francez në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

 Dembele është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, por sic raportohet, ‘Djajtë e Kuq’ janë futur seriozisht në garë për francezin.

Skuadra nga ‘Old Traffordi’ thuhet së e admiron Dembelen, të cilin synon ta sjell në skuadër qysh në verën që vjen.

Drejtuesit e Unitedit raportohet së tashmë janë në kontakt me agjentin e lojtarit. /RTKLive/