22:57 / 08.02.2022
Lampard e nis me humbje aventurën te Evertoni
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Newcastle United dhe Evertonit, ku nikoqirët kanë arritur të sigurojnë tre pikët e plota.
Trajneri Frank Lampard ka debutuar me humbje te Evertoni në Premier Ligën angleze, ku është mposhtur nga Newcastle me rezultat 3:1.
Golat për Newcastle i shënuan Fraser (minuta e 56’) dhe Trippier (minuta e 80’) ndërsa Holgate shënoi autogol në minutën e 37’, kurse goli i vetëm i Evertonit erdhi nga një autogol i mbrojtësit Lascelles në minutën e 36’ të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, Newcastle ngjitet në pozitën e 17 në tabelë me gjithsej 18 pikë, një më pak se kundërshtari i sotëm Evertoni, që zë vendin e 16 në tabelë me 19 pikë.
Rezultat final i ndeshjes është 3:1 në favor të Newcastle United.























