23:08 / 08.02.2022
Interi mposht Romën, kalon në gjysmëfinale
Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi sonte ka shënuar fitore në derbin kundër Romës, me rezultat 2:0.
Rezultatin e zhbllokoi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, i cili përmes një asistimi të Perisic në minutën e 2’ e kaloi Interin në epërsi prej 1:0. Ndërkaq, golin e dytë për zikaltrit e shënoi sulmuesi Alexis Sanchez, në minutën e 68-të, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin tutje.
Interi tani në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Lazios.























