Cila do të jetë e ardhmja e Guardiolës? Kjo është përgjigja e spanjollit
BKT
Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Guardiolës? Kjo është përgjigja e spanjollit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se është shumë herët për të vendosur rreth së ardhmes së tij, raportojnë mediat britanike, përcjell RTKLive.com.

Marrëveshja aktuale e Guardiolës me ‘qytetarët’ është deri në vitin 2023.  Është e pamundur të mendohet se City do të heq dorë vullnetarisht nga Guardiolën, por ish-trajneri i Barcelonës mendon se është herët për të folur për të ardhmen e tij.

“Ne fituam shumë dhe po fitojmë shumë, përndryshe nuk do të isha para jush pas gjashtë sezonave”, tha ai.

“Shumë njerëz më bindën të vij këtu, por pas një, dy, tre, katër, pesë sezonesh, kjo gjë varet nga rezultatet”.

"Kam ende një vit e gjysmë të mbetur në kontratën time, është herët të flitet. Shihni sesa menaxherët u shkarkuan këtë sezon, jo vetëm në Angli por në gjithë botën”, theksoi Guardiola. /RTKLive/