10:48 / 09.02.2022
AAK thërret seancë të jashtëzakonshme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur sot debat parlamentar rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se debati është kërkuar për sot në orën 10:50.
“Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar ai në Facebook.























