Konjufca: Opozita e befasuar me seancën e thirrur të jashtëzakonshme
BKT
Lajme

Konjufca: Opozita e befasuar me seancën e thirrur të jashtëzakonshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve të tri partive opozitare

Opozita ka kërkuar debat parlamentar lidhur me vendimin e Zyrës së rregullatorit të energjisë (ZRrE) lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është treguar shumë e shpejtë në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, saqë kanë befasuar edhe veten.

“Po më duket opozita aq e shpejtë ka qenë, sa edhe befasi vetvetes i kanë bërë. Arsyeja pse e thash këtë, meqenëse zakonisht nevojiten 24 orë dhe në vendet e rajonit e kemi shiku si thirren seancat e jashtëzakonshme është gjithmonë praktikë 24 orë përpara. Duhet komunikim elementar megjithatë ne mes të qeverisë dhe Kuvendit që së pari të jep mendimin e vet edhe qeveria a mund të jetë për shembull në një seancë të tillë e cila thirret brenda një ore shumë shpejtë”, ka thënë Konjufca.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur pas nënshkrimit të 40 deputetëve të partive opozitare për mbajtjen e një debati për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ndërkohë deputetët e pozitës nuk ndodhen në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të rrymës.


MË SHUME NGA Lajme