Donnaruma flet për të ardhmen e Mbappe-s
Portieri i PSG-së, Gigio Donnarumma e pranon se ai flet me Kylian Mbappe-n për të ardhmen e francezit, raportojnë mediet franceze, përcjell RTKLive.com.
Ylli francez në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga ‘Parku i Princave’.
“Me Kylian kemi marrëdhënie të mrekullueshme. Ne shpesh bëjmë shaka. Ne flasim edhe për këtë. Është një vendim që i përket vetëm atij”, tha Donnarumna.
“Nuk më takon mua t'i tregoj se çfarë duhet të bëjë ai. E di që jemi mirë te PSG”.
“Ai është një djalë shumë i mirë, një djalë i zgjuar. Vetëm ai mund ta dijë se cila është zgjidhja më e mirë për të”, theksoi ‘gardiani’ italian.
Mbappe është i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid. Madje, thuhet së tashmë Reali ka arritur marrëveshje me reprezentuesin francez. /RTKLive/























