Stuart Peach viziton Kosovën
BKT
Lajme

Stuart Peach viziton Kosovën

I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach do të arrijë të mërkurën mbrëma për një vizitë dy-ditëshe në Kosovë.

Siç raporton Kossev, vizita e Peach vjen pas qëndrimit dy-ditor në Beograd dhe Podgoricë, ku u takua me krerët e lartë shtetërorë të dy vendeve.

Vizita e tij në Ballkanin Perëndimor po realizohet një javë pas emisarit amerikan, Gabriel Escobar dhe emisarit evropian, Miroslav Lajçak.

Peach do të takohet me krerët institucionalë të Kosovës dhe kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Prishtinë në cilësinë e emisarit special për Ballkanin Perëndimor./kossev/ap


MË SHUME NGA Lajme