16:25 / 09.02.2022
SHBA e përkushtuar për t’i ndihmuar Kosovës në plan afatgjatë për energjinë
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është takuar me ministren e ekonomisë, Artane Rizvanolli ku kanë biseduar mbi situatën energjetike në vend.
Hovenier ka shkruar se në takimin me ministren Rizvanollin, është zotuar për ndihmë ndaj Kosovës për të siguruar stabilitet me energji elektrike.
“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, ka thënë Hovenier.























