16:51 / 09.02.2022
Paralajmërohet kthimi i Zenelit
Arbër Zeneli pritet t`i kthehet së shpejti fushës së futbollit.
Avni Zeneli, babai i futbollistit, ka thënë se kthimi i futbollistit kosovar të Reims do të ndodhë shpejt, por pa qenë në gjendje të thotë më shumë, transmeton RtkLive.com 
Në qershor të vitit të kaluar klubi francez, Reims, përmes një komunikate kishte njoftuar se ylli kosovar kishte hyer sërish ligamentin e gjurit, lëndim të njëjtë që kishte pësuar edhe në vitin 2019.























