Osmani takon emisarin Peach
BKT
Lajme

Osmani takon emisarin Peach

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

Peach para takimit me Osmanin është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës të ashtuquajtur për Kosovë, Petrar Petkoviq. Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e tij në Beograd u përcoll menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-ve, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës nga kryeministri britanik Boris Johnson në fund të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme