11:35 / 10.02.2022
Bilbao-Valencia, live në RTK
Athletic Bilbao-Valencia, është gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Mbretit të Spanjës, që luhet sonte, shkruan RTKLive.com.
Edhe kjo sfidë e cila transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), parashikohet të sjellë në një ndeshje dramatike, sepse të dy skuadrat synojnë të prekin emocionet e finales së madh të kësaj gare spanjolle.
Mbrëmë Betisi mundi në udhëtim Rayo Vallecanon, me rezultat 1-2, në gjysmëfinalen e parë, duke bërë hapin gjigant drejt finales së Kupës së Mbretit.
Ndeshja Bilbao-Valencia nis në orën 21:30. /RTKLive/























