12:05 / 10.02.2022
Kurti: Do të ndahen Medalje Presidenciale të Meritave për Balaj e Xheladini
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të ndahen medalje presidenciale për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.
Pas homazheve te varret e tyre, Kurti iu tregoi familjarëve të aktivistëve të vrarë se në orën 16:00 do të shkojnë te presidentja Vjosa Osmani, ku edhe do të ndahen medaljet presidenciale të meritave për ta.
“Në orën 16:00 bashkë me kryetarin Glaukun do të shkojmë të presidentja, sepse edhe për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin do të ndahet medalje presidenciale e meritave”, tha Kurti.
Mon Balaj e Arben Xheladini u vranë gjatë protestës së përgjakshme më 10 shkurt të vitit 2007. Ata u qëlluan për vdekje nga policia rumune e UNMIK-ut.























