PDK: Intensifikimi i bashkëpunimit me Shqipërinë duhet të jetë prioritet
BKT
Lajme

PDK: Intensifikimi i bashkëpunimit me Shqipërinë duhet të jetë prioritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

"Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdojë të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik.", theksoi Kransiqi.


MË SHUME NGA Lajme