Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar me rol kyç në shtetndërtimin e Kosovës
BKT
Lajme

Osmani-Peach: Mbretëria e Bashkuar me rol kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet ndër aleatët kryesorë të Kosovës.

"Kënaqësi të pres në takim Sir Stuart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor, me rol kyq në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj sa më i madh roli i ketij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit tonë, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët tanë", ka shkruar Osmani në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme