A do të pensionohet Pique këtë verë?
BKT
Sport

A do të pensionohet Pique këtë verë?

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique raportohet se është i vendosur që të vazhdojë karrierën e tij, edhe pas këtij sezoni, shkruan RTKLive.com.

Sipas medieve spanjolle, 35 vjeçari nuk po planifikon të pensionohet këtë verë.

Pique, i cili ka fituar gjithçka me katalonasit, dëshiron të zgjasë kontratën e tij si lojtar në ‘Camp Nou’.

Trajneri i ‘Blaugranave’, Xavi thuhet se akoma beson tek qendërmbrojtësi i skuadrës së tij, më të cilin dëshiron të punojë edhe sezonin e ardhshëm. /RTKLive/