Buleshkaj dhe Bashari diskutojnë për bashkëpunim
BKT
Lajme

Buleshkaj dhe Bashari diskutojnë për bashkëpunim

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj është takuar sot me inspektoren e Përgjithshme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri, Evgjeni Bashari.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga AKK temë e diskutimit mes Buleshkajt dhe Basharit ishte avancimi i politikave në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe administrimi i procesit të deklarimit elektronik të pasurisë.

Në këtë takim të dy udhëheqësit e institucioneve homologe nga Kosova dhe Shqipëria diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave për deklarimin elektronik të pasurisë dhe përvojën e Republikës së Shqipërisë përgjatë realizimit të këtij projekti.

“Drejtori Buleshkaj e informoi Inspektoren e Përgjithshme të ILDKPKI-së me mandatin dhe fushëveprimin ligjor të AKK-së, ndërsa theksoi se Agjencia kundër Korrupsionit, aktualisht është në fazën e trajtimit të metodologjisë për deklarimin elektronik të pasurisë dhe se shkëmbimi i përvojave dhe informatave me ILDKPKI - në është i rëndësishëm për shmangjen e mangësive dhe evidentimin e vështirësive të mundshme që mund të dalin gjatë procesit”, thuhet në komunikatën e AKK-së.


MË SHUME NGA Lajme