Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Të premten mbyllet aplikimi për 67 studentë doktorate në UP. Lidhur me këtë, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Se si të jesh pozitiv në mendime dhe veprime, do të flas, Vjollca Shahini, psikoterapiste.
E ftuara e radhës është, Ibadete Bytyqi, doktoreshë e Shkencave Mjekësore, kardiologe, anëtare e shumë Shoqatave Kardiologjike Ndërkombëtare dhe shkenctare e vitit.
Edona Bejtullahu, nga Bonevet Prishtina, në lidhje të drejtpërdrejt flet për ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























