12:06 / 11.02.2022
Jota i lumtur me dygolëshin në fitoren e Liverpoolit kundër Leicesterit
Sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, është shprehur i kënaqur me dygolëshin në fitoren e mbrëmshme kundër Leicester Cityt, shkruan RTKLive.com.
Jota ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e ‘The Reds’ duke shënuar dy gola dhe duke e çuar në 12 numrin e golave këtë sezon të garave në Premier League.
“Më pëlqen gjithmonë të futem në ato hapësira vendimtare”, tha ai.
“Është gjithmonë e rëndësishme të shënosh i pari, na jep pak më shumë besim dhe më pas nuk është kurrë e lehtë, por ne e arritëm qëllimin tonë”.
“Natyrisht së ky është sezoni im më i mirë për gola deri më tani. Unë dua të vazhdoj të ndihmoj ekipin, kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Jota. /RTKLive/























