Pupovci: Cilësia n`arsim e përfshirja n`edukim të hershëm mbetet prioritet
BKT
Lajme

Pupovci: Cilësia n`arsim e përfshirja n`edukim të hershëm mbetet prioritet

Dukagjin Pupovci, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thotë se prioritet i MASHTI-t mbetet pjesëmarrja në edukimin e hershëm dhe e përfshirjes në arsim, si dhe ndërtimi i çerdheve të reja, licencimit të çerdheve dhe adaptimit të infrastrukturës.

Në konferencë për media, ai tha se këtë vizion ia kanë paraqitur edhe kryeministrit Kurti në punëtorinë e mbajtur javë më parë së bashku me kabinetin qeveritar.

“Prioritetet tjetër përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe fokusi do të jenë vlerësimet e jashtme, të institucioneve edukative arsimore pastaj, Licencimi i mësimdhënëseve, përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore si dhe digjitalizimi dhe rritja e besueshmërisë së testeve kombëtare”, tha Pupovci.

Ai tha se në të gjitha nivelet e arsimit synohet që të rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia.

“Në fushën e arsimit profesional prioritet është përputhja e programeve të arsimit profesional dhe ato të arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës dhe përmbushja e standardeve të cilësisë. Në fushën e kërkimit shkencor, synohet të ndërtohet një sistem i mirëfilltë i kërkimit shkencor dhe inovacionet ku mendojmë që pjesëmarrja në programin kryesor të BE-së dhe skemat tjera ndërkombëtarë do të jenë një mbështetje e madhe”, tha Pupovci.

Ndërsa, për pagesën e 32 zyrtarëve serb nga MASHTI, Pupovci tha se si shqetësim e kanë ngritur edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, teksa shtoi se në muajin shkurt këto paga do të pezullohen.

“Pagat e këtyre zyrtarëve për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të paraqiten dhe t'i pranojnë detyrat e punës ose të deklarohen që nuk dëshirojnë të punojnë”, tha zëvendësministër Pupovci.


MË SHUME NGA Lajme