Hoti: Partneriteti Kosovë-Gjermani, i përhershëm
Ish-kryeministri dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.
Hoti ka thënë se sot është konkretizuar angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patentshoferëve.
“Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patentshoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë. Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm.
Pjesa më e madh e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetur strehim dhe punë në Gjermani falë mirëpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Hoti.























