14:59 / 11.02.2022
Dy të vdekur dhe 770 raste të reja me COVID-19
Dy raste të vdekjes dhe 770 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 4,285 mostrave, që i bie se 17.93 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, edhe 1,589 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 16,028.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,319 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Në Kosovë, deri më tani me dy doza të vaksinave janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës.























