Pochettino në Real Madrid? Kjo është përgjigja e argjentinasit
BKT
Sport

Pochettino në Real Madrid? Kjo është përgjigja e argjentinasit

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino thotë se fokusi i tij mbetet te klubi i Parisit, raportojnë mediet franceze, përcjell RTKLive.com.

PSG dhe Real Madrid do të përballen në mesjaven që vjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tekniku argjentinas në fund të këtij sezoni, pritet të ndahet me PSG-n dhe e ardhmja e tij, mund të jetë pikërisht Real Madridi.

“Një të ardhme në Real Madrid? Unë jam duke shkuar hap pas hapi si Simeone. Unë mendoj se ju duhet të shijoni momentin e tanishëm. Ne nuk mund të mendojmë për atë që do të vijë. Duhet të jemi të fokusuar ku jemi tani në futboll”.

“Neve na kërkohet që të kryejmë detyrat në maksimum dhe të japim 100% për klubin për të cilin punojmë”, theksoi Pochettino. /RTKLive/