Llapi starton me fitore, mund Ulpianën
FC Llapi pjesën e dytë të garave, e ka nisur me fitore duke mundur sot Ulpianën, me rezultat 2-0, në ‘Zahir Pajaziti’, sfidë kjo e luajtur në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Tahir Batatinës, u tregu ekip më i mirë së skuadra udhëtuese, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në hapje të stinorit pranveror.
Pjesa e parë mes llapjanëve dhe Ulpianës, është mbyllur pa gola, edhe pse nikoqirët bën presion drejt portës mysafire, megjithatë, në këtë pjesëlojë rrjetat ‘heshtën’.
Skuadra e Llapit në pjesën e dytë, e kërkojë vazhdimisht rrugën e golit të cilën fillimisht e gjeti përmes Alban Shillovës (54), derisa rezultatin e dyfishoi Qlirim Avdulli (65’).
Pas kësaj fitore, Llapi ka 32 pikë në vendin e katërt, kurse, Ulpiana është e parafundit me 16 pikë të grumbulluara. /RTKLive/























