Gravina: Të shtyjmë javën e 30-të, që Italia të përgatitet për `Play-Off`
BKT
Sport

Gravina: Të shtyjmë javën e 30-të, që Italia të përgatitet për `Play-Off`

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (Figc), Gabriele Gravina ka dhënë një intervistë për “Radio anch’io lo sport” ku ka folur për kapacitetin e stadiumeve si dhe për ndeshjet e Play Off-it të Italisë:

“Kthimi në 75% të kapacitetit të stadiumeve është një hap përpara, por nuk na kënaq. Uroj që në fund të muajit, duke parë situatën e pandemisë, të kalojmë në kapacitet të plotë. Do të ishte një sinjal i fortë shprese për vendin tonë.

Do të ishte diçka e rëndë nëse Italia nuk do të kualifikohej në Kupën e Botës, për atë që përfaqëson futbolli në vendin tonë. Duhet të kualifikohemi, i kemi mundësitë për ta bërë. E komplikuan vetë situatën, duke humbur 2 penallti të rëndësishme. Italia reagon në momentet e vështira”, ka thënë Gravina.

Presidenti i FIGC ka konfirmuar se ka kërkuar shtyrjen e javës së 30-të të Serie A, që është programuar për tu luajtur në 20 mars, për ti dhënë më shumë kohë skuadrës së Mancinit për tu përgatitur për ndeshjet e Play Off-it. Italia do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut në 24 mars.