Biseniq:Nëse ka luftë n`Ukrainë, BE e NATO me kalkulime të reja për Kosovën
Politologu serb, Dragan Bisenic në një intervistë për televizionin publik serb, ka thënë se në rast të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë, Serbia do të gjendej para një situate ku do të duhej të deklarohej dhe se “ajo situatë do të ishte tejete palakmueshme”.
“Serbia ka marrëdhënie të mira edhe me Rusinë edhe me Ukrainën, dhe do të duhej të mbetej kështu. Një konflikt i mundshëm mes dy vendeve do të hapte çështje të reja, përfshirë edhe kalkulime të BE-së dhe NATO rreth çështjes së Kosovës dhe presionit që do t’u bëjnë katër vendeve për t’ia njohur pavarësinë”, ka thënë ai.
“Kjo është një çështje, për të cilët një serbët duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Biseniq.
Rekomandimet që shumë vende u dërguan qytetarëve të tyre për t’u larguar nga Ukraina, përfshirë rekomandimin e Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme të Serbisë, “ndjekin një mekanizëm të mirë-krijuar”, tha Biseniq, raporton Kosovo-Online, përcjell AlbanianPost.
“Nëse Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë, atëherë duhet të pritet që aleatët e saj të ndjekin. Nëse do të ketë një numër më të madh vendesh, atëherë vendet e tjera do të ndjekin,” shpjegon Bisaniq.
Nëse do të kishte një konflikt dhe ai do të ishte që forcat ukrainase të lëviznin drejt Dombaskut dhe Luhanskut ose të ndodhte diçka që dimë nga rastet e mëparshme, për shembull një video imagjinare për krimet, të themi, të forcave ukrainase, atëherë një makineri ushtarake do të të nisë, konsideron ai.
Nëse Ukraina hiqte dorë nga anëtarësimi në NATO në 20-25 vitet e ardhshme, sipas tij, kjo do të krijonte kushte për të hequr tensionet.
“Çdo bisedë dhe marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë është mënyra më e mirë për të zgjidhur tensionet në afat të gjatë. Do të ishte e vështirë të supozohej se një Jaltë e re do të ishte e mundur, sepse nuk janë më vetëm dy superfuqi, është edhe Kina. Atje është edhe çështja e identitetit të Rusisë, është shtet evropian, euroaziatik apo diçka tjetër”, thotë Biseniq.























