Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për problemin e integrimit të grave në tregun e punës.
Naser Sahiti, rektor i Universitetit të Prishtinës, flet për 52 vjetorin e UP-së.
Për tregun e punës, kapacitetet e shkollave profesionale në vend, flasin, Shkëlqim Berisha, menaxher i projektit dhe Velsa Shabani, hulumtuese.
Në lidhje të drejtpërdrejt, për papastërtinë në kryeqytet, flet, Valon Raka, drejtor i organizatës “Gjethi”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























