Boletini: Në RTK do të bëhet një riorganizim por nga menaxhmenti i ri
BKT
Lajme

Boletini: Në RTK do të bëhet një riorganizim por nga menaxhmenti i ri

Besnik Boletini, kryetar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në emisionin "Prime", foli edhe njëherë për riorganizimin e punës në këtë medium publik, punën e deritashme në RTK, për buxhetin e zvogëluar për 2.2 milionë për këtë vit, si dhe për borxhin prej 1.6 milion eurosh.

“Kemi marr një pasqyrë për mënyrën e organizimit gjatë viteve të kaluara dhe jemi të pakënaqur me punën e bërë deri më tani. Në mendojmë që duhet të bërët një riorganizim i brendshëm, por kjo do të bëhet me një menaxhment të ri, që presim ta zgjedhim së shpejti. Disa nga këta hapa në riorganizimin e punës, do të kërkojën kohë”, tha Boletini.

Ai ka thënë se për Bordin ka qenë e papranueshme blerja e lajmeve, nga agjensitë, mediumet tjera, kjo do të ndërpritet. RTK-ja nuk do të blejë emisione dokumentare e as emisione të tjera si intervista, këto janë ndër vendimet tona”, tha ai

Boletini foli edhe për disa avancime të bëra në të kaluarën, “Ne do ti zgjidhim disa probleme të më parme do të shohim punën rreth disa avancimeve të bëra pa kritere, pra do të ketë edhe rishikim të kontratave”.

Ai gjithashtu foli edhe për zgjedhjen e Bordit të RTK-së, që sipas tij, është zgjedhur në bazë të kritereve meritokratike.

Boletin tha se për Drejtor të Përgjithshëm do të zgjedhet “kandidati i cili bindë për vizionin që ka për zhvillimin e RTK-se”. Kandidati për këtë pozitë, theksoi ai, duhet të ketë të përfunduar shkallën superiore. Sipas tij, në të ardhmen do të ketë një funksionim të përbashkët dhe më të mirë në mes Televizionit, Radios dhe RTKlive.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme