Berisha: Konkursi për Drejtor të RTK-së, i tëri i bazuar në meritokraci
BKT
Lajme

Berisha: Konkursi për Drejtor të RTK-së, i tëri i bazuar në meritokraci

Arta Berisha, nënkryetare e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), sot në emisionin "Prime" ka thënë se është e rëndësishme për ta shtyrë përpara idenë për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm që do të jetë i bazuar i tëri në meritokraci.

 “Konkursi tashmë është shpallje publike dhe do të vijojë në ditët në vazhdim. Presim që të kemi kandidatë profesionistë që i plotësojnë kriteret, por edhe që kanë një pasion për ta zhvilluar RTK-në në bazë të ideve dhe planeve të tyre profesionale”, ka tha thënë ajo.

Berisha ka treguar edhe për disa nga anomalitë që kanë hasur gjatë kësaj periudhe dhe për vendimet që i kanë marrë si Bord. 

“Disa nga anomalitë që i kemi theksuar pasi jemi zgjedhur, se na është bërë RTK-ja punë me orar të plotë, diku rreth 18 vendime janë marrë gjatë kësaj periudhe e që janë në të mirë të funksionimit të RTK-së. Edhe pse për një periudhë shumë të shkurtër kemi hasur në disa anomali pak të çuditshme. Kur flasim për riorganizimin e RTK-së, ka një numër të madh të redaktorëve që është më i madh se i gazetarëve dhe nga kjo pozitë që flasim është me të vërtetë për keqardhje, sepse RTK-ja është dashur ta bazojë informacionin e saj tek agjensitë e huaja lokale dhe te shërbimet e tjera, çka automatikisht  t'i e devijon linjën editoriale të mediumit publik. RTK-ja duhet ta ketë një skemë programore të qëndrueshme që i përfaqeson interest e qytetarëve”, ka shtuar ajo.

Ajo ka folur edhe për qëndrueshmërinë financiare të RTK-së ku ka thënë se është pjesë e diskutimeve të tyre, pavarësisht se kanë pasur disa emergjenca.

“Qëndrueshmëria financiare e RTK-së është prioritet që kemi në planin vjetor të punes. Ajo çka mund të themi tani për tani është që RTK-ja ka një buxhet tërësisht të shtetit rreth 8 milionë e 900 mijë, kemi diku rreth një milion të parapara nga marketingu për të cilat duhet t’i bëjmë kalkulimet se si duhet t’i realizojmë. Pjesë e planit të punës sonë është edhe një qasje më ndryshe sa i përket marketingut dhe do ta diskutojmë në njërën nga mbledhjet e radhës. Padyshim që ne e kemi menduar dhe janë disa modele që RTK-ja mund t’i aplikojë për ta vetëfinancuar funksionimin e saj”,  ka thënë ajo.

Berisha ka thënë se Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj i cili po e bënë tranzicionin në këtë fazë, është njëri nga njërzit më profesionist dhe se besojnë se me zgjedhjen e menaxhmentit të ri do të përmirësohet gjendja në RTK.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme