Komshiq e uron Osmanin për përvjetorin e pavarësisë
BKT
Lajme

Komshiq e uron Osmanin për përvjetorin e pavarësisë

Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e tij, Komshiq tha se Bosnja e Hercegovina dhe Kosova ndajnë prioritete strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian.

Ai theksoi se ky qëllim arrihet vetëm duke bashkëpunuar me partnerët që ndajnë të njëjtat vlera.

“I inkurajuar dhe i gëzuar për përmirësimin e raporteve e dy shteteve tona mike, ne jemi të bindur se bashkëpunimi ekonomik, politik dhe çdolloj bashkëpunimi tjetër, por edhe raportet miqësore midis Bosnje e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jenë të një rëndësie të posaçme për qytetarët e shteteve tona në një të ardhme të afërt”, ka thënë Komshiq.

 


MË SHUME NGA Lajme