Gjenerali amerikan Milley uron Gjeneral Jasharin për Ditën e Pavarësisë
BKT
Lajme

Gjenerali amerikan Milley uron Gjeneral Jasharin për Ditën e Pavarësisë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, ka pranuar letër-urim nga ushtaraku më i lartë amerikan, Mark Milley.

Në letrën zyrtare, thuhet:

" I nderuar Gjeneral Jashari,

Urime juve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për festën e Ditës së Pavarësisë.

Në këtë përvjetor të veçantë, lavdëroj përparimin që keni bërë gjatë tranzicionit në forcë mbrojtëse territoriale multietnike.

Ju inkurajojmë që të vazhdoni me përkushtimin tuaj për të krijuar një forcë që mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit.

Urimet më të mira në këtë rast të veçantë.

Sinqerisht,

MARK A. MILLEY


MË SHUME NGA Lajme