Gërvalla-Schwarz: Draft-ligji për paga nuk është ai që u publikua
BKT
Lajme

Gërvalla-Schwarz: Draft-ligji për paga nuk është ai që u publikua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në emisionin “Prime” në RTK, ka thënë se draft-ligji për paga i diskutuar nga Qeveria e Kosovës nuk është ai që u publikua në media.

Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se ato shifra janë të pavërteta dhe se dokumenti që po qarkullon nuk ka dalë nga Qeveria.“Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla e ka thënë shumë qartë se ato shifra janë të pavërteta”, ka thënë ajo.  

Ajo ka thënë se si Ministri e Punëve të Jashtme i kanë dërguar komentet e tyre dhe janë në proces të analizimit të Ligjit të ardhshëm për paga. “Prandaj jam habitur tej mase dhe thashë nga dolën këto shifra. Këto nuk janë fare në fokus ashtu siç i kemi biseduar. Shumë qartë e ka thënë kolegu Sveçla dhe nuk kam pse ta vë në pikëpyetje atë që e ka thënë ai”, ka deklaruar ajo.

Ministrja Gërvalla-Schwarz ka thënë se e ka parë draft-ligjin e diskutuar nga Qeveria dhe se ende nuk kanë arritur deri te përcaktimi i koeficientit lidhur me rritjen e mundshme të pagave.

“Unë e kam parë draftin e Qeverisë deri në atë pikë ku kemi qenë duke e negociuar. Nuk ka pasur koeficient dhe nuk jemi ende tek përcaktimi i koeficientit. Ministri e ka thënë shumë qartë se nuk është ky Drafti ynë për paga dhe një përgjigje e tillë do duhej të mjaftonte. Keni edhe pak durim, propozimi për Ligjin për paga do të dalë si të gjitha ligjet, siç është praktikë në këtë vend”, ka thënë ajo.

Për më shumë ndiqni videon:


MË SHUME NGA Lajme