Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Monumenti New Born, tashmë me pamje të re, që i dedikohet gruas.

Arsim Bajrami, Profesor i i të Drejtës Kushtetuese, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, ish deputet dhe ish ministër, do të flas për 14 vjetorin e pavarësisë, arritjet dhe sfidat e Kosovës.

Për 14 vjetorin e pavarësisë, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt ku do të bëhen homazhe tek varri i Presidentit Rugova.

Po ashtu do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Prekazi, ku do të bëhen homazhe tek Kompleksi Memorial Adem Jashari.

Rreth aktiviteteve për shënimin e ditës së pavarësisë, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme