Konjufca: Më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore
BKT
Lajme

Konjufca: Më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, në fjalën e tij të rastit pasi uroi të gjithë të pranishmit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, theksoi se duke kujtuar 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, para së gjithash i nderojmë dëshmorët e luftës për liri, duke u përkulur me pietet të thellë para sakrificës së tyre dhe luftës së shenjtë e të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën solemne të 14 vjetorit të pavarësisë, ka thënë se çdonjëri nga ne më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore e cila e mishëron krenarinë me entuziazëm.

"Sot duke e kujtuar 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, para së gjithash i nderojmë dëshmorët e luftës për liri që nuk kursyen as jetën për mëvetësinë e shtetit tonë. Përkulemi me pietet të thellë para sakrificës së tyre dhe luftës së shenjtë e të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta jonë ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Ajo ishte e drejtuar kundër okupatorit, për ndaljen e gjenocidit dhe për lirinë tonë të përbashkët. Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta shtrembërojë a ta ndryshojë këtë të vërtetë që është e vërteta e jetës tone”,  deklaroi kryeparlamentari Konjufca.

Në fund, kryeparlamentari theksoi se do ta mbrojmë pavarësinë tonë në çdo kohë dhe pa kursim, sepse vetëm kështu e nderojmë sakrificën dhe ua lëmë fëmijëve të ardhmen e tyre të sigurt.

 


MË SHUME NGA Lajme