Osmani uron Kosovën: Na pret një e ardhme e përbashkët euroatlantike
BKT
Lajme

Osmani uron Kosovën: Na pret një e ardhme e përbashkët euroatlantike

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka uruar festën e Pavarësisë qytetarëve kosovarë,

Ai ka publikuar një video-mesazh ku tha se do të vazhdojë të punojë bashkë me udhëheqësit e Kosovës për të plotësuar interesat strategjike euroatlantike të të dyja vendeve. 

“Nga zemra dua t’ua uroj Ditën e Pavarësisë së Republikës Kosovës, datë e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për tërë rajonin. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera, miqësi të sinqertë dhe afatgjatë të bazuar në lidhjet e thella mes qytetarëve të dy vendeve. 

Si prijës të politikës, obligimi ynë është ta kultivojmë edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellë, për çka jam më se i sigurt se do të vazhdojë me tempon e njëjtë edhe në të ardhmen. Si dy fqinjë të afërt, ne na pret një e ardhme e përbashkët duke plotësuar interesat strategjike euroatlantike të dyja vendeve, përmes së cilave do të forcojmë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë për të dy vendet dhe rajonin në përgjithësi”, ka thënë ai.

 


MË SHUME NGA Lajme