VIDEO- Kurti: Pavarësia e Kosovës, e arritur historike, por jo e ëndërruara
BKT
Lajme

VIDEO- Kurti: Pavarësia e Kosovës, e arritur historike, por jo e ëndërruara

Kryeministri Albin Kurti, në emisionin "Prime" në RTK, tha se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës. Kurse sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se duhet të respektohet aktgjykimi  i Gjykatës Kushtetuese. 

“Besoj se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës”, tha kryeministri për RTK.

Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës ka shënuar një zhvillim dhe një të arritur të lartë edhe fal gjakut të derdhur dhe djerësve për lirinë e saj.

Në këtë intervistë i pari qeverisë foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Ligjin mbi pagat dhe një sërë temash të tjera si edhe për bashkëpunimin me opozitën.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme