08:30 / 18.02.2022
Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference).
"I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale", njofton Zyra e Kryeministrit.























