13:21 / 18.02.2022
Kurti-Hahn: Për performancën e sundimit të ligjit duhen më shumë fonde
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka takuar eurokomisionerin Johannes Hahn në Mynih.
Kurti në Twitter bëri të ditur se nga ai ka kërkuar më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.
“Integrimi evropian ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me indikatorë të mirë ekonomik dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE.
Eurokomisionierit Johannes Hahn i kërkova më shumë mbështetje në buxhet dhe administratë…”, shkruan Kurti në Twitter.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.























