Tanaskoviq: Shqipëria po punon me UNESCO-n për Kosovën
BKT
Lajme

Tanaskoviq: Shqipëria po punon me UNESCO-n për Kosovën

Ish-ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka paralajmëruar se Tirana po përpiqet në të gjitha mënyrat të ndikojë në këtë organizatë për çështjen e Kosovës.

Shqipëria mund të përdorë vendin e saj në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Arsim, Shkencë dhe Kulutrë (UNESCO) për të hapur një raund të ri lobimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Nuk ka dyshim se delegacioni shqiptar do të angazhohet shumë aktivisht në përgatitjen e terrenit për rikandidimin e Kosovës”.

Megjithatë në të njëjtën linjë të mendimit nuk është edhe Kryetari i Komisionit Kombëtar të Serbisë për Bashkëpunim me UNESCO-n, Goran Milashinoviç, i cili mes tjerash ka deklaruar se Shqipëria nuk ka as fuqi e as aftësi që të lobojë për Kosovën brenda UNESCO-s.

Ai në një intervistë për mediumin serb Kosovo-Online ka potencuar se një gjë të tillë – pra lobimin në emër të Kosovës brenda UNESCO-s- mund ta bëjnë vetëm pesë shtetet e mëdha të QUINT-it, siç qe rasti në vitin 2015.

Milashinoviç thotë se Serbia duhet të jetë e vëmendshme ndaj mbështetjes së vendeve të mëdha karshi Kosovës, dhe jo ndaj Shqipërisë.

“Prishtina gjithmonë bën çfarë i kërkojnë sponzorët e saj të mëdhenjë, dhe kur t’i japin sinjal që tani duhet të kërkoni anëtarësim, ata do ta bëjnë. Në vitin 2015, Shqipëria aplikoi për Prishtinën, sepse askush tjeter nuk donte dhe asgjë më shumë se kaq”, ka deklaruar ai.


MË SHUME NGA Lajme