Katër të vdekur dhe 236 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

Katër të vdekur dhe 236 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

“Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665. Në total numri i rasteve aktive është 5.961”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme