Abdixhiku pret në takim ambasadorin e ShBA-ve, Hovenier
BKT
Lajme

Abdixhiku pret në takim ambasadorin e ShBA-ve, Hovenier

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim ambasadorin e ShBA-ve, në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Sipas komunikatës, me këtë rast, kryetari Abdixhiku dhe Hovenier diskutuan për situatën aktuale politike në vend, opozitarizmin e LDK-së karshi këtyre proceseve si dhe platformën politike me thekst të veçantë për procesin reformues brendapartiak dhe hapjen e vazhdueshme për të rinj e të reja që do të bashkëngjiten në rrugëtimin tonë të përbashkët.

"Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryetari Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së për përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke, normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e në respektim të plotë të integritetit territorial dhe rendit kushtetues të vendit tonë", thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lartë mbështetjen e pazëvendësueshme të ShBA-ve në të gjitha proceset shtet-formuese të Kosovës, ndërkaq shprehu përkushtimin e palëkundur të LDK-së për thellimin dhe mirëmbajtjen e miqësisë së përhershme ndërmjet dy vendeve tona.


MË SHUME NGA Lajme