08:53 / 19.02.2022
Plagosje në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që ishte i lënduar në dorë. Nga stafi mjekësor është bërë intervenimi dhe viktimës i është larguar një predhë (plumb) nga dora.
"Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te lëndimi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























